Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Stamboll të Turqisë, për një vizitë pune një ditore.
Sipas njoftimit të zyrës së Kryeminstrisë, Kurti do të pritet në takim nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media. Bashkë me Kurtin kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë ku do të zhvillojë një vizitë pune njëditore. Atje, kryeministri Kurti do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media. Bashkë me kryeministrin Kurti kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka”, thuhet në njoftimin e ZKM’së./albeu.com/