Kurti: Marrëveshjet t’i përkthejmë në projekte konkrete

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij Edi Rama u shpreh se e ardhmja e dy vendeve është në BE dhe se marrëveshjet e firmosura të përkthehen në projekte konkrete.

“Ne po mbjellim bashkë dhe do na duhet shumë diell dhe shumë shi për frytet që duhet t’i gëzojnë qytetarët tanë në të dy anën e kufirit. jam i nderuar me mbledhjen e 7 të përbashkët mes dy qeverive tona. Do rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi dhe mirëqenie. Marrëveshja do të shoqërohet me cilësi në zbatimin e tyre dhe janë me rëndësi ekonomike e kulturore dhe historike. Marrëveshjet janë në horizontin tonë të integrimit në BE që është fati ynë.  Marrëveshja ti përkthejmë në projekte konkrete ku do të diskutohen dhe me biznesin Shqipëri-Kosovë. Të shtojmë tregjet dhe kapacitete tona në tregti dhe shkëmbimet tregtare”, tha Kurti.


Shtuar 26.11.2021 12:27