Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një prononcim për mediat u pyet për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se “Veriu i Kosovës, toka e askujt”.
Në lidhje me këtë deklaratë, Kurti u shpreh se Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës.
“Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës dhe ne kemi nevojë për më shumë siguri. Pra trupat e NATO-s të jenë në patrullim me Policinë e Kosovës. Policia është dhe në veri të Ibrit. KFOR Nuk është institucion i zbatimit, por Policia e Kosovës. I falënderoj ata që ishin konstruktiv dhe na mbështesin.”, tha Kurti.
Kreu i qeverisë së Kosovës foli për sulmin terrorist serb të 24 shtatorit në Banjskë, ku kërkoi ndëshkimin e Serbisë.
“Unë jam që të zbatohet marrëveshja e Ohrit. Tani që Vuçiç është i zënë në Kinë, unë them që ta nënshkruajmë bashkë më kryeministrin e Serbisë marrëveshjen, por ajo sërish nuk është e interesuar.”, u shpreh Kurti.