Kryeministri Edi Rama ka folur për vizitën që zhvilloi në Kosovë në kuadër të turit Ballkanik, por ai nuk u prit nga kryeministri Albin Kurti.
Në një intervistë për Klan Kosova kreu i qeverisë ka komentuar Procesin e Berlinit dhe samitin e NATO-s.
Rama: Është shumë e rëndësishme që në përgatitjen e këtij samiti të ndërtojmë një pozicion të përbashkët dhe për të formëzuar një qëndrim të përbashkët. Procesi i Berlinit udhqëhiqet nga Gjermania dhe e dimë shumë mirë se çfarë roli ka Gjermania në BE. Kosova ka nevojë sot më shumë se kurrë për të folur konkretisht për atë që duhet të jetë e ardhmja jonë e përbashkët. Nga ana tjetër ka një samit të NATO-s dhe është e pashmangshme që mos trajtohet dhe kjo temë e befasishme por reale dhe konkrete që vjen si një temë e kërcënimit të sigurisë si pasojë e atyre gjërave që po ndodhin në veriun e Kosovës. Ne kemi marrë përsipër të përgatisim një raport për gjithë anëtarët e NATO-s.
Kurti nuk pranoi takimin me Ramën. Kreu i qeverisë tha se nuk mund ta interpretojë qëndrimin e tij. Ai theksoi se është e rëndësishme që njerëzit të flasin dhe të takohen për të diskutuar madje edhe kur kanë mendime të ndryshme.
Rama: Për këtë duhet të pyesni Albinin, nuk mund të interpreton qëndrimin e tij. Gjëja më e rëndësishme sot është që njerëzit takohen, të flasin, për më tëpër kur kanë qëndrime të ndryshme. Duke u takuar dhe duke folur mbase kuptojnë më mirë qëndrimin e njëri-tjetrit. Unë jam përpjekur të komunikoj por ka qenë e vështirë. Unë nuk dua që të jap gjykime, mendoj se…
Nga ana tjetër Rama tha se ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga kabineti i qeverisë Kurti për takimin. Ai tha se nuk ka shkuar në Kosovë të bëjë takim me ndonjë interes të posaçëm politik. Ai shtoi se ndodhet në Kosovë për një Proces (ai i Berlinit) ku çdo vend është i interesuar të marrë pjesë./Albeu.com.