Kurti dhe Osmani nisen drejt SHBA, ja çfarë pritet nga kjo vizitë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, kanë udhëtuar për në SHBA.

Spas njoftimit dy liderat e Kosovës kanë udhëtuar drejt Uashingtonit D.C për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.

“Gjatë qëndrimit në Uashington, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale”, thuhet në njoftim./albeu.com