Kurti deklaron pasurinë, sa para ka në bankë kryeministri i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2022 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Si pasuri të paluajtshme, Kurti ka deklaruar banesën me 67 metra katrorë në vlerë prej 400 mijë eurosh, në emër të bashkëshortes.

Të lidhura

None found

I pari i Qeverisë ka thënë se ka para të gatshme në bankë në vlerë prej 119.58 euro, derisa bashkëshortja e tij ka të kursyera 10 mijë euro.

Kryeministri gjithashtu ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka detyrime prej 250 mijë euro në afat për 24 vite, e marrë në emër të blerjes së banesës.

Nga të hyrat vjetore, Kurti ka deklaruar se nga pozita e kryeministrit merr 16,647.69 euro, ndërsa ka thënë se të ardhurat personale nga Lëvizja Vetëvendosje i janë ndërprerë nga momenti që e ka filluar detyrën si kryeministër i Kosovës.


Shtuar 5.05.2023 20:46