Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me rezultatet e partisë në Zgjedhjet Lokale 2025.
I pyetur se përse LVV ka dalë e treta në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ndonëse garon në balotazh me LDK-në për kryetar, Kurti tha se garimi ndaras me partnerët e koalicionit, si Lista Guxo dhe Alternativa, mund të ketë ndikuar në këtë rezultat.
“Sa i përket Kuvendit Komunal të ardhshëm në Prishtinë, siç e ka thënë kandidati ynë dhe kryetari i ardhshëm, Hajrulla Çeku, do të ketë një larushi të madhe në kuvendin komunal të Prishtinës”, deklaroi Kurti.
“Pra, kuvendi komunal i Prishtinës nuk ka qenë kurrë kaq i diversifikuar sikurse që do të jetë nga kjo vjeshtë e në vijim”, shtoi ai.
Ai gjithashtu theksoi: “Por, ajo që mund të ketë ndikuar në kryeqytet është se kemi garuar ndaras me partnerët e koalicionit si Lista Guxo dhe Alternativa”.
“Dhe kjo ka mundësi që mund të ketë ndikuar ky garim ndaras dhe ka pasur një çmim të këtillë, andaj duhet të merret vetëm si konkluzion”, përfundoi Kurti.
Vlen të përmendet se balotazhi për komunat që nuk arritën të nxirrnin fitues në raundin e parë, përfshirë Prishtinën, do të mbahet më 9 nëntor 2025