Sot është Kurban Bajrami. Besimtarët myslimanë shqiptarë ashtu si në gjithë botën, falën Namazin në sheshin “Skënderbej”.
Kreu i KMSH-së Bujar Spahiu, ka përcjellë edhe një mesazh urimi para besimtarëve, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, respektit dhe bashkëjetesës mes njerëzve.
Të lidhura
None found
Në fjalën e tij, ai u shpreh se Kurban Bajrami është një festë që i fton besimtarët të largohen nga egoizmi, urrejtja, padrejtësia dhe indiferenca ndaj njëri-tjetrit.
“Kurban Bajrami është festa që na mëson të largohemi nga egoizmi, urrejtja, padrejtësia dhe indiferenca ndaj njëri-tjetrit. Në këtë ditë të shenjtë, Allahu na kujton në Kuranin Famëlartë: ‘O ju njerëz, ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni me njëri-tjetrin. Më i miri te Allahu është ai që është më i devotshëm’. Ky ajet është një mesazh i madh për të gjithë: të jetojmë me respekt dhe me dinjitet ndaj njëri-tjetrit”, tha ai.
Kurban Bajrami, është festa e dytë e këtij viti në kalendarinë islam dhe pas faljes së mëngjesit, rituali vazhdon me prerjen e kurbanit dhe me vizitat familjaret dhe miqtë për të përcjell urimet për njëri-tjetrit.
Kurban Bajrami, është ditë që lidhet me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim dhe në këtë ditë besimtarët myslimanë flijojnë edhe një kafshë.




