Sazan Guri del në protestë: Kur pret një degë, të pret burgu ndërsa për një pyll shpallesh hero!

Ambientalisti Sazan Guri i është bashkuar protestës së banorëve të fshatit Lumas për mbrojtjen e burimit të Sinecit.

Banorët u mblodhën sot para IKMT në vijim të betejës së tyre për të mbrojtur burimin e Sinecit.

Guri deklaroi se aty po bëhej padrejtësi pasi kur dikush që pret një pemë futet në burg, ndërsa kur këtë e ben një kompani, asgjë nuk ndodh.

“ Të bërtas është pak. Kur një person futet në burg se pret një degë peme çfarë ndodh me një kompani që pret një pyll të tërë. Këtu prihet një degë peme e futesh në burg, prihet një pyll e lihesh I lirë. Mund të marreësh një pikë ujë e futesh në burg e mund të marrësh një  lum të tërë si Vjosën, Osum e të tjerë e ti je i lirë je dhe I mirë për këtë qeveri e kryeministër”,deklaroi Guri.

Banorët e Lumasit në Kuçovë kanë dorëzuar në SPAK padinë e dytë ndaj kompanisë Salillari. Pas akuzave për ndërtim të paligjshëm në Sinec, ata shprehen se ky subjekt ka prerë kurorën me pisha në Dimal.

IKMT Elbasan ka konstatuar shkelje nga kompania Salillari, dhe banorët I kërkojnë IKMT të lëshojnë urdhrin e pezullimit të punimeve  në zonë.

Gjatë një ak-Konstatimi të datës 5 Gusht 3 inspektorë të IKMT gjetën se kompania Salillari ka kryer shkelje në marrjen pa leje administrative të ujit, mospajisje me autorizim, veprimtari që kryhen në kundërshtim të mbrojtjes së brigjeve dhe ndërtimin e objekteve për shfrytëzimin e burimeve./albeu.com/


Shtuar 13.08.2021 11:10