“Kur lexoj numrat e naftës me dridhen gjunjët”, Rama – komentuesit: Shiko faturën e energjisë që qeveria po e mban me “dhëmbë” në vend

Fillimisht pandemia, e tani lufta në Ukrainë, kanë bërë që çmimet jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën të pësojnë rritje të ndjeshme.

Sa i përket vendit tonë, ajo që po rëndon më shumë xhepat e qytetarëve, e shumë mendojnë që po abuzohet, është rritja e frikshme e çmimit të naftës.

Sot çmimi i arit të zi në Shqipëri varion nga 230 leke/ litri deri në 250, si kurrë më parë.

Një çmim që duket i paërballueshëm për shumicën e shoqërisë, të cilët mllefin e tyre nuk e kanë më shumë se një koment në “facebook-un” e kryeministrit Rama.

Një komentues shkruan se kur shikon çmimin e naftës i dridhen gjunjët dhe se i duhet ta hedhë makinën në greminë, por Rama i përgjigjet duke e këshilluar mos shohë atë të naftës, por atë të energjisë elektrike, që ende nuk ka ndryshuar pasi qeveria me dhëmbë po e mban në vend.

Kryeministri gjithashtu paralajmëron se edhe çmimi energjisë elektrike në një moment do rritet, por nuk e përcakton kohën.

Qytetari: “Qe s’jeni te mir nuk jeni, se kur lexoj numrat e naftes me dridhen gjunjet se na duhet te hedhim makinen ne gremine, kur mendoj te via ca kohe ne shqiperi se gjithmon mendoj te kthem, por nje hap para dy pase, ose mbrapma, por te tjeret jan shpellar fare, s,meritonin asnje bashki, dhe dihet do votonin PS..POR UN JAM PD dhe ‘sdua ti shikoj me sy shpellaret..JENI ME FATE ..!”

Rama: Arsyeja e rritjes se naftes keshtu eshte lufta, ku te tjeret nuk po hedhin ne gremine makinen po po rrezikojne te ikin ne boten tjeter bashke me familjen dhe atdheun, nderkohe qe ti shiko faturen e energjise ku s’ka akoma asnje rritje, sepse ndryshe nga naften qe e tregtojne privatet, energjine po e mban me dhembe ne vend qeveria! Nuk e di edhe per sa kohe, por po e bejme, nderkohe qe tere te tjeret e kane rritur! /albeu.com


Shtuar 7.03.2022 17:10