Kur duhet të fillojnë fëmijët të mbajnë syze dielli? Zbulojeni tani

Shumë herë mund të keni pyetur veten se kur fëmija juaj duhet të mbajë syze dielli.

E vërteta është se nuk ka kufi më të ulët përtej të cilit lejohet përdorimi i syzeve të diellit. Në çdo rast, foshnjat nën moshën 6 muajsh janë të ndaluar të ekspozohen në diell.

Nga mosha 6-12 muajsh kur foshnjat mund të ekspozohen më shumë ndaj diellit mund të fillojnë të mbajnë syze.

Deri në këtë moshë, kapelat dhe karroca janë zgjidhjet më të mira. Por, sapo të jetë gjashtë muajsh, duhet të fillojë të mbajë syze kur është jashtë dhe sidomos kur qëndron në diell për një kohë të gjatë.

Çfarë duhet të keni parasysh kur i blini ato

Së pari, prioritet duhet të ketë cilësinë dhe filtrat mbrojtës të lenteve. Flisni me okulistin tuaj që ai të sugjerojë disa opsione dhe zakonisht, syzet e fëmijëve kanë lente të përforcuara për t’i bërë ato më të qëndrueshme./albeu.com


Shtuar 15.07.2022 16:32