Kur do të shpallet përbërja e qeverisë së re? Dikush e ka vendin e sigurt

Qeveria e re do të bëhet publike të enjten e 2 Shtatorit.

Kryeministri ka vendosur që emrat e kabinetit të ri siç e ka bërë zakon tanimë, t’ia bëjë të ditur Asamblesë Kombëtare që është thirrur të mbahet në mesin e javës së ardhshme.

Mbledhja do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në orën 10:00 të paradites.

I vetmi emër që dihet se do të jenë pjesë e qeverisë së re është ai i Elisa Spiropalit që vetë Kryeministri të premten zbuloi se do të rikonfirmohet në postin e ministres për Parlamentin.

Ndërkohë në mbledhjen e fundit të qeverisë Rama la të kuptohet se disa nga ministrat mund të konfirmohen në detyrë./albeu.com


Shtuar 29.08.2021 17:35