Kur do të largohet shiu? Meteorologu zbulon se temperaturat arrijnë deri në 14 gradë

Deri në fund të ditës së sotme, vendet e ulëta dhe bregdetare do të shoqërohen me rreshje shiu dhe herë pas here në formën e rrebesheve. Ndërsa vendet malore do të jenë të përfshira nga rreshjet e dëborës.

Vonë në mbrëmje kushtet atmosferike do të përmirësohen. Për të vazhduar më një të mërkurë dhe në vijim që do të sjellin përmirësim të kushtefe atmosferike, bën me dije meterologu Hakil Osmani.

Krijimet e pakta të vranësirave do të krijojnë mundësinë për flokë dëbore vetëm në vendet e thella malore.

Dielli do të jetë prezent nga nesër dhe në vijim ku temperaturat do të arrijën deri në 14 gradë celciu maksimumi./albeu.com/


Shtuar 1.02.2022 15:43