Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për largimin e tij nga politika, që duket se është ende larg.
I ftuar sonte në emisionin “Now”, Ilir Meta tha se do e konsiderojë largimin kur në vend të vendoset sistemi i referendumit.
E po ashtu, komentoi edhe ato që ai i quajti elitat e reja në politikë.
“Kur të konsolidohet sistemi i referendumit në Shqipëri do ta konsideroj këtë gjë. Por ka shumë punë deri atëherë. Sa i përket elitave, ja ku e keni elitën e re. Belind Këlliçi në Tiranë, Igli Cara në Durrës, Luçiano Boçi në Elbasan, janë figura të reja me vizion, qytetarë bashkëpunues, do i bashkojnë të gjithë qytetarët,”-tha Meta.