Kupa e Italisë, Juventus-Inter ndahen në barazim, finalisti mësohet në “San Siro”

Juventus ka barazuar 1-1 me Interin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, në “Allianz Stadium”. Rasti i parë konkret i takoi Di Marias, goditja e argjentinasit u ndal nga Handanovic. Në mesin e fraksionit, ishte Edin Dzeko që provoi nga distanca, gjuajtja e tij ishte tepër e dobët. Në të 33-tën, Brozovic iu afrua golit, por vetëm kaq, pasi tentativa e tij u neutralizua nga Perin.

Në pjesën e dytë do ishte “Zonja e Vjetër” që do mund të festonte, pasi Cuadrado ndëshkoi Handanovic në minutën e 83-të. Në fund zikaltërit fituan penallti dhe e shndërruan në gol me Lukakun.

Akti i kthimit (Milano) ku do të vendoset finalisti do të luhet pas disa ditësh.


Shtuar 4.04.2023 23:06