Përfundoi mbrëmjen e sotme faza çerekfinale e Kupës së Botës në Katar.
Maroku dhe Franca morën dy biletat e fundit për në gjysmëfinale dhe do të takohen të mërkurën 14/12 (20:00) për të luftuar për biletën e finales.
Maroku eliminoi Portugalinë 1-0 dhe Franca eliminoi Anglinë 2-1. Në gjysmëfinalen tjetër të martën (13/12, ora 20:00) Kroacia do të luajë kundër Argjentinës.
Humbësit e dy gjysmëfinaleve do të luajnë për vendin e tretë të shtunën (16:00) dhe fituesit të dielën (16:00) për kupën në finale.
Vlen të theksohet se dy skuadrat që humbën në finalet e 2014 dhe 2018 do të luajnë në gjysmëfinale mes Kroacisë dhe Argjentinës .
Francës i duhen dy fitore për t’u bërë skuadra e parë që nga Brazili (1958-1962) që fiton trofeun për herë të dytë radhazi, ndërsa Maroku u bë skuadra e parë nga Afrika që arrin në katërshen e parë.
Tani Oqeania është i vetmi kontinent që nuk ka përfaqësues në fazën gjysmëfinale të Botërorit./albeu.com