Ish-kreu i Kuvendit, Namik Dokle, ka postuar në facebook një foto të kullës së re që po ndërtohet në Tiranë.
Ajo po ndërtohet ngjitur me 15-katëshin në Tiranë dhe ka një lartësi afro dy herë më të madhe se ai.
Të lidhura
None found
Dokle me ironi ka ndarë një histori të një humoristi shkodran, ku thotë se hoteli i ri që po ndërtohet është ‘kunji’ i madh që po ia fut të voglit.
Postimi i ish-deputetit socialist:
“HOTEL KUNJI…Kur u ndërtua 15-Kateshi në qendër të Tiranës, një humorist shkodran e quajti “Hotel Kunji”. Po tani që ai duket i humbur përpara të riut pranë tij? Me siguri, humori shkodran nuk dorëzohet as përpara këtij fenomeni. “Kunji i madh ia fut të voglit”, thonë./albeu.com/
