Një ndërtesë 2 katëshë ku jetojnë 7 familje në zonën e Skelës në Vlorë do të shembet nga IKMT.
Një nga familjet ka kundërshtuar vlerën e shpronësimit,teksa nënë e bijë kanë hipur në tarracën e pallatit.
Megjithatë, pas disa minutash rezistencë ato janë zbritur nga tarraca e pallait dhe pritet të vazhdojë shembja.
Mësohet se shembja do të bëhet në kuadër të një projekti për gjelbërim.