KAS rrëzon kërkesën e PD-LSI për rivotim në qarkun Vlorë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesën e PD-së dhe LSI-së për rivotim në qarkun e Vlorës.

“KAS me shumicë votash vendosi: rrëzimin e kërkesës ankimore 36 të paraqitur nga PD-AN. Rrëzimin e kërkesës ankimore 49 të paraqitur nga LSI. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionarit për rezultatin e votimit për qarkun e Vlorës”, tha relatori i ankimimit.

KAS, më herët,  gjithashtu ka refuzuar rinumërimin e kërkuar nga PD dhe LSI edhe për qarkun e Beratit dhe Gjirakstrës./albeu.com

 

Shtuar 20.05.2021 14:15

Tags: , ,