Në ato të ditë të zhurmshme pas zgjedhjeve të vitit 2020, kur presidenti amerikan Donald Trump manovronte i dëshpëruar për të mbajtur pushtetin, Mike Johnson ishte një prej mbështetësve më të zellshëm të tij në Kongres.
Republikani nga Luiziana kryesoi një grup ligjvënësish konservatorë të cilën nënshkruan një padi gjyqësore e cila u përpoq të anulonte votat e kolegjit zgjedhor në një sërë shtetesh të fituara nga Joe Biden. Iniciativa ligjore u refuzua nga Gjykata e Lartë.
Pak pasi shpalljes së fitores së Biden, Johnson poston në rrjetin social se kishte telefonuar presidentin Trump për t’i thënë: “Qëndro i fortë dhe vazhdo luftën. Vendi varet nga vendosmëria juaj”. Jashtë gjykatës ish-presidenti komplimentoi kongresmenin.
Nëse mendoni se ish prezantuesi radiofonik doli nga hiçi për të fituar postin e kryetarit, nuk jeni vetëm.
Senatorja veterane, Susan Collings nga partia e Johnson tha se do të kërkonte në google emrin e tij. I zgjedhur fillimisht në Kongres në 2016, Johnson kundërshton ashpër abortin dhe përshëndeti vendimin e gjykatës së lartë për përmbysjen e ligjit që e mbronte atë.
Johnson ka qenë gjithashtu kundërshtar i ashpër i të drejtave të LGBTQ. Në vitet 2000 pati shkruar se homoseksualiteti është në thelb i panatyrshëm dhe një stil i rrezikshëm jetese që mund të çojë në legalizim të pedofilisë.
51 vjeçari sipas “Politikos” është kryetari më paeksperiencë i Dhomës së Përfaqësuesve në 140 vite.