Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro është shprehur se bregdeti ka qenë një problem i madh për shkak të padijes së qytetarëve.
Kumbaro premtoi se hapsira bregdetare do i kthehet qytetarëve.
Komentet ajo i bëri në në prezantimin e prioriteteve në dikasterin e saj për këtë mandat u ndal tek organizimi i turizmit në zonat bregdetare.
Ajo tha se do të bëhet përcaktimi i saktë i zonës bregdetare si dhe reformimi i strukturave ekzistuese.
“Jemi ende në mungesë përgjigje të përkufizimit të saktë të hapësirës në vijën bregdetare. Nuk gjejmë ende një kornizë të posaçme për bregdetin. Përcaktimi për herë të parë të bregdetit, dhënia e një statusi të veçantë juridik, ndalimin e ndërtimeve në bregun e detit dhe disiplinimin.
Pjesë e programit tonë është edhe reformimi i strukturave ekzistuese për të zgjedhur këtë tymanjë që vjen ca nga padija ca nga mungesa e përvojës. Njësitë e qeverisjes vendore përballen me pasiguri. Ishte një nismë e lavdërueshme krijimi i këtyre strukturave.
Sot vërehet domosdoshmëria e shkuarjes përpara. Ky ristrukturim është në rendin e ditës. Vija bregdetare është atraksioni më i madh turistik dhe planifikimi i stacioneve të plazhit do të bëhet që në dy muajt e parë të vitit. Është pak por e sigurt puna për organizimin e sezonit të ardhshëm turistik në bregdet ka filluar”, tha Kumbaro./albeu.com