Kultivim dhe shitje narkotikësh, 4 të arrestuar në Krujë

Policia ka vënë në pranga shtetas për kultivim të bimëve narkotike dhe shitje të narkotikëve.

“Blutë” ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim: G. A., 51 vjeç, banues në Nikël,Krujë, për veprat penale “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe  S. S., 53 vjeç, banues në Halil, Krujë, për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 55 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve G. T., 31 vjeç dhe S. T., 33 vjeç, ( vëllezër), banues në fshatin Zallë, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa./albeu.com


Shtuar 25.09.2021 11:53