Kulla 58 katëshe në mes të Tiranës, reagon Berisha: Ftoj Ramën ta anulojë lejen!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me kullën që po ndërtohet në Turanë, mbrapa operas.

Berisha është shprehur se lajmet që po qarkullojnë se leja i është dhënë djalit të tij, Berisha është shprehur se janë shpifje nga kuzhina e Fugës dhe Veliajt.

Berisha i kërkoi kryeministit Rama publikisht të anulojë lejen.

“Shpifije të mirëfillta nga kuzhina Fuga Veliaj. Së pari e gjithë përpjekja është të krijojnë një zhurmë për të shuar flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekzistojnë. E them këtë sepse gjatë qeverisjes së PD, Berisha nuk ka dhënë asnjë leje për asnjë kullë. Plani që ka miratuar Këshili kombëtar i Territorit asokohe ka qenë për ndërtimin e ndërtesave 6-10 kate. Ata që përpiqen të ma atribuojnë mua, janë shpifarake. E dyta, nëse Rama ka dhënë leje për Shkëlzen Berishën duhet të jesh shpifësi i Mero Bazes dhe Carlo Bolinos të bësh shpifje të tilla. E ftoj Ramën të anulojë leje. Së treti PD del sot me deklaratën e saj ku paraqet çështje të thella ligjore me atë vendim. Pra, nuk mund t’i diktohet agjenda PD. Janë gjëra të mjera, të dështuara. Apo, ‘fajin e ka Saliu’ për kullat!”, tha Berisha