Kukësi zgjohet i zbardhur nga dëbora, këto janë akset problematike

Muaji shkurt ka nisur me reshje dëbore në pjesën veriore të vendit. Në Kukës, situata e motit që

në orët e para të mëngjesit është shoqëruar me reshje bore në gjithë qarkun.

Sipas Shtabit të Emergjencave, lartësia borës së  re në Shishtavec 10 cm, në Valbonë 15 cm dhe në Qafë Prushi Has 10 cm.

Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se:

Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë  kohës për pastrimin e borës,  kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme, përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale.

Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.

Furnizimi me  ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë Qarkun Kukës .

Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente.


Shtuar 1.02.2022 08:37