Kujtim Gjuzi nuk pranon zgjedhjet e 25 Prillit: Sipas thashethemeve, votat m’i ka vjedhur Basha!

Koalicioni Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët, ose shkurt AOKBEPEK, e drejtuar nga Kujtim Gjuzi ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Në të gjithë Shqipërinë, kjo parti mori vetëm 1377 vota duke mos arritur të marrë asnjë mandat për Kuvendin e ardhshëm.

Në padinë të shkruar me dorë, një ndër katër argumentat që japin për ankimin e rezultatit është se kanë dëgjuar thasheme se votat e tyre janë numëruar për koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”.

Pra, drejtuesit e këtij koalicioni deputët Kujtim Gjuzi, Selami Jenisheri dhe Kostaq Papa bazohen në thashetheme në ankesën e tyre të drejtuar. /albeu.com/

 


Shtuar 7.05.2021 14:17