Kryeministri Edi Rama gjatë Konferencës Anti-Korrupsion që po zhvillohet te Pallati i Kongreseve ka folur për Reformën në Drejtësi. Rama u shpreh se është punuar shumë, ndërsa shkroi se çështja e korrupsionit nuk është zgjidhur përfundimisht. Ai u ndal dhe te arrestimi i politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, për të cilët tha se para Reformës në Drejtësi, një gjë e tillë as mund të imagjinohej.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/3351689588392656/
“Përshëndetje të gjithëve dhe faleminderit për praninë tuaj, sidomos miqve të ftuar që na shoqërojnë në këtë përpjekje si partner në një rrugë të vështirë. Dua të falënderoj Milvën dhe Edonën sepse së bashku kanë koordinuar të gjithë punën për raportin e parë kombëtar vjetor të Antokorrupsionit që synon të pasqyrojë rezultat dhe problematikat në këtë betejë përgjatë gjithë frontit e marrëdhënies me qytetarët. Nga ana tjetër të ndajë problematikat me të gjithë drejtuesit por edhe me përfaqësuesit e drejtorive apo zyrave të caktuara të shërbimeve publike. E pamë të udhës të shoqëronin nxjerrjen e raportit të antikorrupsionit me këtë konferencë sepse është shumë e rëndësishme të ndajmë me publikun këtë sfidë që asnjëherë nuk mbaron sepse në asnjë shtet të botës, që nga shtetet më të zhvilluara, çështja e korrupsionit nuk është zgjidhur përfundimisht por, ndërkohë për të kuptuar se Shqipëria ka filluar të ndahet nga një fazë kur korrupsioni ishte sistem i marrëdhënieve të qytetarit me shtetin në çdo kontakt të tij me të. Ka qenë vetëm para pak vitesh koha kur të gjitha shërbimet për qytetarin jepeshin me kontakt të drejtpërdrejtë. Qytetarët duhet të qëndronin në radhë shumë të gjata që tu jepej mundësia që të merrnin shërbimin, 300 mijë kontakte fizike kishte, dhe nga këto kishte mungesë transparence, mungesë cilësie shërbimi. Nga ana tjetër, për të kaluar në zemrën e sistemit, sistemi ishte i kapur nga kanceri e ishte kalbur e transformuar. Si kudo e në çdo vend e fushë kishte njerëz të zotë e të ndershëm, por tërësia e sistemit e bënte të pamundur që të promovoheshin të ndershmit. Ne u fokusuam në dy drejtime, në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe në atë të shërbimeve. Për reformimin e sistemit të drejtësisë do të ketë një panel të veçantë dhe nuk dua të zgjatem shumë. Pavarësisht rezervave që mund të kemi apo simpative në aspektin politik, kush e mendonte pak vite më parë se drejtësia në këtë vend do të ndëshkonte njerëz të rangut të lartë”, tha Rama.