Kujt i shkon më shumë? Spiropali dhe Braçe bëjnë “xing” me veshjen (FOTO LAJM)

Me ardhjen e shtatorit ka nisur puna në Institucionet shtetërore dhe Parlamenti i është kthyer aktivitetit.Në oborrin e Parlamentit gjatë seancave plenare, vëmendja e medias tërhiqet edhe nga veshja e deputetëve dhe së fundmi dy emra të njohur të Partisë Socialiste kanë bërë xhiron e rrjetit.

Deputeti i PS Erion Braçe dhe Ministrja e Shtetit Për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali kanë pozuar në ditë të ndryshme me të njëjtën veshje dhe kjo nuk i ka shpëtuar mediave.

Kostumi duket si të jetë i njëjtë, në ngjyrë blu me viza tw cilin Braçe e ka mbajtur veshur i pari.Prej kohësh kostumet janë kryefjala e modës si për gratë dhe për burrat dhe kjo e justifikon “xing-un” mes politikanëve./albeu.com/


Shtuar 1.10.2021 14:03