“Kujdes se u hap!” Makina u përfshi nga flakët në ecje, dalin pamjet nga aksioni i zjarrfikëses në Vlorë (VIDEO)

Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje e sipër në Vlorë.

Fatmirësisht si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Mësohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik.

Ndërkohë kanë dalë pamjet nga aksioni i forcave zjarrëfikëse për shuarjen e flakëve.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:20, në autostraden “100 Vjetori”, në afërsi të fshatit Panaja, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti me drejtues shtetasin Sh. S, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/