Kujdes orët e pikut! Temperaturat ekstreme ditën e mërkurë, mot përvëlues në të gjithë vendin

I nxehti përvëlues vijon edhe për ditën e nesërme për vendin tonë! Kjo situatë vjen si pasojë e të nxehtit Afrikan që ka përfshirë prej disa ditësh jo vetëm vendin tonë por edhe pjesën më të madhe të europës jugore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në verilindje.

Gjithashtu dita e nesërme pritet si një ndër ditët më të nxehta ku temperaturat në vlerat maksimale pritet të kapin vlerat 41 deri 42 grad celcius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1–5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8m/s. Valëzim në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 17 deri 37°C                                                                                                                    

në zonat e ulëta 19 deri 42°C                                                                                                                      

në zonat bregdetare 23 deri 39°C


Shtuar 18.07.2023 16:25