“Kujdes me mënyrën e të shprehurit”, Rama ka një përgjigje për Bullgarinë: Oh! Hiqni VETO-n, ose na duroni

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Bullgarisë pas reagimit nga Ministria e Jashtme bullgare për mënyrën e të shprehurit të kryeministrit shqiptar në Bruksel.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se është mjaft e drejtë që Bullgaria ta ketë problem faktin që ai u thotë se duhet të kenë turp që po marrin peng Maqedoninë e Veriut e Shqipërinë.

Por, kryeministrin shton se edhe ai e ka shumë problem mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit në BE.

“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Miq të lehtë: Hiqni VETO-n ose duroni me ne!” shkruan Rama./albeu.com