KUJDES/ Hiqen si familjarët tuaj në WhatsApp dhe kërkojnë para, zbulohen të dhënat e mashtruesve

Një mashtrim në WhatsApp, ku kriminelët hiqen si një mik apo anëtar i familjes në nevojë, i ka kushtuar përdoruesëve të rrjetit social mbi 1.5 milionë paund këtë vit. Të dhënat e reja nga Action Fraud zbuluan kërcënimin e vazhdueshëm sesi kriminelët kontaktojnë “viktimat” duke u kërkuar para.

Kriminelët zakonisht pretendojnë se janë një anëtar i familjes dhe zakonisht do të fillojnë bisedën me “Përshëndetje mama” ose “Përshëndetje babi”. Në këtë mënyrë prindërit mendojnë se po flasin me fëmijët e tyre.

Shpesh përdorin justifikime sikur po dërgojnë mesazhe nga numri i një shoku ose një numër i ri telefoni, ose se u ka humbur telefoni dhe tashmë kanë marrë një tjetër. E më pas kërkojnë para për të paguar një “x” faturë.

Kryeinspektori i Detektivit Craig Mullish, nga Policia e qytetit të Londrës, tha: Nëse merrni një mesazh të tillë nga një mik ose anëtar i familjes, mos dërgoni para derisa të keni mundësinë t’i telefononi dhe të konfirmoni identitetin e tyre.

Si të mbroheni

Nëse një anëtar i familjes ose mik bën një kërkesë të pazakontë në whatsApp, telefononi gjithmonë personin për të konfirmuar identitetin e tij. Ju mund të raportoni mesazhe të padëshiruara ose të bllokoni brenda WhatsApp. Asnjëherë mos e ndani kodin e aktivizimit të llogarisë suaj (është kodi 6 shifror që merrni me SMS)

Shtuar 3.08.2022 19:32