“Ku ishin për 9 vite? Nuk më përmendën as emrin”, Pontreli kritika ish-dinamovitëve

Dinamo arriti të rikthehej në Superiore pas 9 viteve mungesë.

Merita padiskutim është e presidentit italian, Marko Ponterli, i cili e mori skuadrën sezonin e kaluar në probleme të mëdha dhe tashmë ia doli ta rikthejë aty ku e ka vendin, në elitë. I ftuar në “E hëna sportive”, Pontreli ka folur për aventurën te Dinamo, duke treguar edhe për largimin e Kamaratës dhe emërimin e Morieros në krye të skuadrës.

Gjitashu ai nuk i kruseu kritikat për ish-dinamovitët duke thënë se nuk ka marrë asnjë falënderim prej tyre, për këtë që arriti të bëjë.

LARGIMI I KAMARATËS DHE EMËRIMI I MORIEROS- Unë me Kamaratën kam një raport të shkëlqyer edhe tani. Mos të harrojmë se ai nuk ka pasur eksperienca me skuadrat e parë, por vetëm me moshat. E zgjodha atë nga ana karakteriale pasi unë jam një president i fushës e më pëlqen detajet. Nuk kam qenë farmacist, por një ish-futbollist dhe e di se çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes. Nuk gabova me zgjedhjen e Kamaratës dhe këtë e ka treguar puna e mirë e tij. Në dhjetor më tha se dëshironte të provonte Superioren dhe nuk mund ta ndaloja. Më pas projektova skuadrën dhe mora Moreiron dhe Mikolin, të cilët nuk i njihja. Skuadra më tha që nuk e dëshironin më trajnerin dhe unë bëra ndërmjetësin dhe e zgjata 10 ditë këtë raport që nuk kishte dashuri. Si përgjegjësi i parë vendosa të largoja Morieron dhe kjo ishte një zgjedhje e detyrueshme. Më vonë mora Olsin që ishte një vit më parë me ne te moshat dhe e njoh mirë cilësinë e tij teknike edhe pse e kërkonte Tirana. Dua të them që jam i kënaqur që gjërat shkuan kështu dhe më vjen keq për Tiranën, por unë shikoj shtëpinë time. Në fazën e parë ishim një skuadër e madhe dhe ishim 4 pikë larg vendit të dytë. Olsi është shumë i ri dhe nuk ka shumë eksperiencë, por sot ka titullin në dorë. Kemi djem të shkëlqyer. Unë kam një analizë që nga minuta e parë që kam marrë drejtimin e skuadrës dhe deri më tani. Në fund lojtarët arritën objektivin që kishim dhe për mua vlen grupi.

AKSIONERËT E RINJ- Kam një raport të mirë me ta dhe janë bërë menjëherë pjesë e projektit. Kam marrë një ofertë nga Italia, një klub profesionist dhe mund të kemi dy skuadra profesioniste.

ZGJEDHJA- Zgjedhja ime e parë ishte e rrezikshme pasi mund të isha presidentin që e dërgoi Dinamon në Kategorinë e Dytë, por në fund ia dolëm të mbijetonim. Unë jam një njeri i basteve në këtë sport dhe nuk është hera e parë që bëjë këto mrekulli pasi e kam provuar edhe në Itali. Nuk kam hezituar të marrë rreziqe të tilla, por nuk e kuptoj se përse kjo mrekulli është nënvlerësuar dhe nuk është cilësuar si mrekulli. Vija nga një vend tjetër dhe më janë dashur rreth 4-5 muaj për të kuptuar futbollin shqiptar. I vetmi i bast ishte me veten time, pasi nëse në jetë heq këtë adrelinë nuk ke përse jeton. Gjeta një ambient që nuk ka presing dhe të lejon të presësh rezultate, ndryshe nga Italia që ka presione të mëdha. Dua t’i them faleminderit Shqipërisë dhe jam shprehur mjaft mire.

GRUPI B- Grupi tjetër ishte më shumë “Fair Play” se duhej. Ndryshe nga gruoi ynë. Më ka surprizuar Pogradeci, kanë një grup me lojtarët të rinj dhe bënë shumë mirë, duhet të theksojmë se e kanë vitin e parë që luajnë bashkë.

KRITIKA- Dua të them edhe diçka të fundit, tifozët e Dinamos janë shumë të apasionuar pas viteve të lavdishme. Nga koha që kam marrë skuadrën nuk i kam parë këta kampionët të mëdhenj, ku kanë qenë këta 9 vite?! Pranë meje ka qenë vetëm Demollari, ndërsa të tjerët nuk i njoh. Dje në stadium nuk kam marrë asnjë falenderim dhe askush nuk e përmend emrin tim, por merren ende me kampionët e 45 viteve më parë. Unë e mora këtë skuadër nga fundi dhe e solla në Superligë e për këtë arsye duhet përmendur emri im”.


Shtuar 10.05.2021 22:19