“Ku gaboi bisha?”, Berisha për avokatin Simoni: Ekzemplari më i shkëlqyer për fytyrën e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar zgjedhjen e avokatit të shtetit Arta Simoni si përfaqësues i tij gjatë procesit gjyqësor.

Simoni u zëvendësua nga dy avokate, Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrat, për shkak të një postimi që kishte bërë në rrjetet sociale.

“Kushtetuta dhe vetëm Kushtetuta, e patë kush ishte fytyra e vërtetë e tyre. Nuk kam asnjë njoftim për caktimin e dy avokatëve, Ai që ishte, ishte ekzemplari më i shkëlqyer për fytyrën e Ramës”, tha Berisha.

Artan Simoni në një postim në Facebook, shkruante dy ditë më parë: “Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?!”, i cili sipas Shkëlzen Berishës i referohej babait të tij ish-kryeministër.

Shkëlzen Berisha reagoi duke shkruar: “Ky është “avokati” që gjykatësja që shkeli kushtetutën ka caktuar për të mbrojtur Sali Berishen! Do i kisha sugjeruar më mirë Taulant Ballën se njeh dhe dosjen!”, ndërkohë që shkrimit i ka bashkëngjitur statusin e avokatit./Albeu.com 


Shtuar 26.10.2023 12:14