Krimi makabër që tronditi dje Tiranën ka sjellë reagimin dhe zemërimin e një banori në Fier, i cili doli sot i vetëm në protestë për këtë krim makabër.
Me pankartën “Ku është burrëria kur ti vret një vajzë, motër, nënë?”, Edmond Hoxha tergon indinjatën e tij në lidhje me vrasjen e trefishtë, ndërsa bën thirrje që shteti të marrë masa për parandalimin e vrasjeve të grave.
Me lot në sy Edmondi tregon se vrasjet e grave janë jo vetëm dështim i shoqërisë, por dhe i një sërë mekanizmave që nuk kanë funksionuar në shtet.
Dan Hutra vrau dje kunatën Gëzime Dafkun dhe nusen e vëllait të ish-bashkëjetueses si dhe plagosi këtë të fundit dhe nënën e saj.
Ndërkohë ai vrau edhe Etleva Kurtin si dhe plagosi me thkë të dashurën e tij si dhe i grabiti paratë.
Ai u arrestua mbrëmjen e djesme pranë sharrës në Tiranë. Dan Hutra kishte vetëm dy javë që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar në qershor të vitit të shkuar për dhunë në familje, pasi kishte rrahur bashkëjetuesen e tij Elena Hysaj./albeu.com/