Kthjellët por shumë ftohtë, ky është parashikimi i motit për sot

Territori shqiptar do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme, por shumë të ftohta. Parashikohet që moti në vendin tonë gjatë gjithë ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat nuk do mund të krijojnë reshje.

Temperatuart e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur nga -5 gradë celsius deri në 13 gradë celsius.

Kosova

Mot i kthjellët POR me ngrica do të mbizotërojë në republikën e Kosovës gjatë pjesës së parë të ditës. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli kalime vranësirash fillimisht në zonat veriore dhe veriperëndimore dhe gradualisht gjatë mbrëmjes e natës do shtrihen në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV paraqitet në ndikimin e kthjellimeve por temperaturat do të ulen ndjeshëm. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë MV por nuk do ketë reshje./albeu.com

 

 


Shtuar 8.12.2021 07:08