Kthimi në atdhe për pak u kthye në tragjedi, klubi i Ballkanit jep njoftimin zyrtar

Ditën e djeshme, Slavia Praga fitoi 3-2 ndaj Ballkanit në ndeshjen e vlefshme për grupet e Conferencve League.

Pas përfundimit të ndeshjes, klubi i Ballkanit u nis për në Kosovë, por një ndodhi e frikshme dhe e rrezikshme është vënë re në avionin në të cilin ata po fluturonin.

Të lidhura

None found

Njëra prej dritareve të avionit kishte të filluar të plasaritej, dhe nëse ndodhte komplet, rrugëtimi i tyre gjatë kthimit në atdhe do të kishte përfunduar në fatalitet./ h.ll/albeu.com

Njoftimi i plotë i klubit:

Pas një ndodhie mbrëmë kur u nisëm për Kosovë, ende pa e kaluar shtetin e Çekisë, dritarja e aeroplanit kishte filluar të plasaritej. Kjo ngjarje mund të përfundonte me fatalitet, por fal Zotit sot mbërrijtëm shëndosh e mirë në Prishtinë.

Ju falenderojmë përzemërsisht të gjithë komunitetin e mediave që ju mbajtën të informuar për gjithqka dhe tifozëve shqiptar për përkrahjen dhe mesazhet e panumërta.