Kthehet në masakër ekzekutimi në Elbasan: Ish-polici vrau gruan dhe plagosi dy të tjerë

I ka ngjarë një skenari filmi ajo që ka ndodhur mesditën e sotme pranë gjykatës në Elbasan, ngjarje nga e cila mbeti e vdekur një grua 54 vjeçare.

Gruaja ishte vrarë prej burrit të saj pranë gjykatës, ndërsa sëfundmi mësohet se gjithçka ka ndodhur pas seancës së divorcit mes tyre, ku pasi ka dalë jashtë Koço Buzo 57 vjeç ka nxjerrë armën duke e vrarë në vend bashkëshorten e tij.

Por, nuk është mjaftuar me kaq. Pasi vrau bashkëshorten, Buzo ka qëlluar me armë edhe avokatit ndersa eshte plagosur edhe nje kalimtar.

Pasi shkarkoi të gjithë karikatorin ndaj bashkëshortes dhe punonjësit të policisë, Buzo ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes por është arrestuar nga forcat e rendit.


Shtuar 6.05.2021 13:01