Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë ditën e sotme një takim me diasporën shqiptare në Napoli. Takimi do të mbahet në orën 15:00.
Berisha e ka shpallur vitin 2025 si vitin e Diasporës, për shkak se për herë të parë shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit, do të vendosin për të ardhmen e Shqipërisë, duke votuar nga vendet ku janë.
Takimi do të zhvillohet në kuadër të turit të kryedemokratit Sali Berisha me emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të Europës.
Takimi në Napoli vjen pas atyre të zhvilluara në Romë, Milano dhe Parma. Takimet me shqiptarët që jetojnë në Itali kanë pasur një pjesëmarrje shumë të madhe.