Kryeson Zimbabve, lista e vendeve më të mjera në botë, Shqipërinë e lënë pas disa vende afrikane

Zimbabve mban vendin e parë ndër vendet më të mjerueshme sipas Indeksit të Mjerimit të Steve Hanke.

Kështu, vendi afrikan lë pas vende të shkatërruara nga lufta si Ukraina dhe Siria. Hiperinflacioni, me një normë prej 243%, dhe papunësia e lartë në 20% kontribuojnë në renditjen shqetësuese të Zimbabvesë.

Megjithatë, ekonomisti Steve Hanke parashikon një kthesë në ekonominë e vendit pas zgjedhjeve të përgjithshme të ardhshme dhe mundësinë e një lidershipi të ri.

Në listë përfshihen më tek Venezuela, Siria, Libani, Sudani, Argjentina, Jemeni, Ukraina, Kuba, Turqia, Sri Lanka, Haiti, Angola me Tongën dhe Ganën që plotësojnë listën e 15 vendeve më të mjerueshme.

Ndërkohë, Zvicra është vendi me pozitën më pak të mjerueshme.

Shqipëria renditet në vendin e 97-të në listë, tejkaluar nga Burkina Faso dhe Guatemala.

 


Shtuar 23.05.2023 21:24