Prokuroria e posacme, ka zbardhur rolin e shefit të prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka ku ndaj tij u lëshua masë shtrenguese arrest në burg.
Sipas burimeve Zarka ka dyshime se ka pasur në përdorim të paktën disa telefona te enkriptuar ‘Skyecc’.
Sipas gazetarit Edison Vatnikaj hetuesit gjatë vëzhgimit të komunikimve është zbuluar se Zarka ka ndërhyrë në lehtësimin e pozitave për një person të përfshirë në një nga fraksionet e dosjes Toyota Yaris.
Sipas burimeve në ndihmë të Zarkës ka ardhur në ndihmë ish-oficerja Erjona Daupaj.
Sipas burimeve aplikacionin ‘Sky ecc’ e ka pasur në përdorim edhe oficeri për të cilin komunikimet bëheshin në atë platform.
Për ngjarjen në kërkim vijon të jetë ish-oficeria Daupaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi.
Ky i fundit rezulton kushëri i Elvis Vladit i dënuar për 3.4 mln euro të gjetura në makinën Toyota Yaris.