Kryenin manovra të rrezikshme pranë bregut, bllokohen dy jet-ski

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare kanë zhvilluar një operacion për sigurinë në plazhe.

Si rezultat i këtij operacioni u bllokuan dy Jet-Ski, pasi kryenin manovra të rrezikshme pranë bregut. Mjetet e bllokuara rezultojnë në pronësi të shtetasit Aldon Hamiti.

Sakaq, polici po vijon me procedurat administrative.


Shtuar 28.07.2023 22:48