Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri thirrje për negociata me presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
“Është e rëndësishme të mbash kontakte me Putinin. Unë jam fuqimisht në favor, për shembull, të idesë që qeveritë e Francës dhe Gjermanisë të marrin iniciativën për të negociuar”, tha Sanchez duke folur për rrjetin televiziv amerikan CNN.
Ai gjykoi se mund të kishte një ringjallje të të ashtuquajturit format Normandi (Gjermani, Francë, Rusi, Ukrainë), në kuadrin e të cilit u zhvilluan negociatat përpara se ushtria ruse të vazhdonte të pushtonte territorin ukrainas më 24 shkurt 2022.
Vendet e tjera anëtare të BE-së do të mbështesnin Parisin dhe Berlinin nëse do të merrnin një iniciativë të tillë, siguroi Sanchez.
I pyetur nëse Putin do ta shihte gatishmërinë e Perëndimit për të negociuar si “dobësi”, kryeministri spanjoll u përgjigj se nuk mendon ashtu. /albeu.com