Kryeministri Rama uron Ditën e Verës: Ju uroj një pranverë të bukur

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka uruar Ditën e Verës.

Kreu i qeverisë ka ndarë një fotografi nga organizimet në qytetin e Elbasanit, ndërsa ka shkruar se ju uron të gjithëve një pranverë të bukur.

Postimi:

“Mirëmëngjes dhe me ditën që paralajmëron më shumë diell e mbarësi, ju uroj një pranverë të bukur”, ka shkruar kryeministri Rama në një postim në Facebook.

Elbasani është kryeqendra e festimeve për ditën e Verës, pasi e ka mbajtur “gjallë” këtë festë për shekuj.

Festime janë planifikuar edhe në kryeqytet, ndërsa do të ketë edhe devijime në qarkullim.


Shtuar 14.03.2024 08:17