Kryeministri Rama: Shpërblime për “administratën jashtë zyrave”, ja kategoritë që do të përfitojnë

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se do të mblidhet qeveria, ku do të merret vendim në lidhje me shpërblimet e fundvitit për administratën, ku sipas tij, përtej zyrës që përfshin mësuesit, mjekët dhee infermierët, policët, ushtarakët, zjarrfikësit dhe punonjësit e burgjeve.

“Sot kemi paga konkurruese në administratë me pagat e larta të sektorit privat. Jo më kot, edhe në vlerësimet e KE që nuk është gazetë gjermane, nuk është as portal por është një trup e dedikuar për të qemtuar me një lupë shumë zmadhuese se sa lupa e të gjithëve ju këtu, por pa syrin e shtrembër çdo gjë që ndodh në organizimin e një shteti, në 4, edhe ky për mua është një lajm shumë i mirë, por shqiptarët s’kishin nga ta mësonin edhe pse ne e kemi përsëritur disa herë… Në 4 nga 5 fushat e vlerësimit të administratës publike, Shqipëria është në vendin e parë në rajon. Sikundër, jam i bindur jemi në vendin e parë por me diferencë për prokurimet publike në rajon, Shqipëria ka 80 pikë nga 100 të mundshme nga vlerësimi analitik me fakte.

Vendi i dytë është 71-72, të tjerët janë nën 70 pikë.Mbështetja e vazhdueshme e administratë është kyçe. Kam parasysh administratën përtej zyrave, kam parasysh mësuesit mjekët e infermjerët, policët, ushtarakët, zjarrfikësit, punonjësit e burgjeve për të cilët një vendim i ri do të dalë sot në vendimet e qeverisë e kështu me radhë. Rritja e pagës në të gjithë sistemin ka çuar në rritjen e pagës mesatare”, tha ai.


Shtuar 30.12.2024 13:54