Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka dhënë lajmin se nga data 1 Janar 2026, do të rritet paga minimale për të punësuarit në sektorin publik dhe privat.
Gjithashtu, Rama theksoi se 307.850 punonjës do marrin pagën minimale prej 500 euro paga, e cila sipas tij në fund të mandatit 4-vjeçar do të shkojë në 700 euro.
Rama u shpreh se; “qeveria do të subvencionojë për një periudhë 9 mujore me 90 mln euro edhe shtesën e kostove të sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat”.
“Pjesën e luanit në projektbuxhetin 2026 që ka shkuar në Parlament e zënë pensionet për të cilët e nisim vitin e ardhshëm me 100 mln euro shtesë përveç indeksimit.
Por, nga 1 janari 2026 do rritet edhe paga minimale për 307.850 punonjës që do marrin shumën e premtuar 500 euro paga minimale, e cila do të jetë e para, por jo e vetmja e këtij mandati, ku paga minimale do të arrijë 700 euro.
Qeveria do të subvencionojë për një periudhë 9 mujore me 90 mln euro edhe shtesën e kostove të sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat”, tha Rama.
