Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit Edi Rama, me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka ndarë pamje nga Kolonja, ku në video shihen pamje të mbuluara nga dëbora, duke theksuar se; Kolonja mund të ishte një ndër destinacionet për turistët ku mund të kalohen festat e fundvitit.
Me pasuri të shumta natyrore, mikpritjes së banorëve të zonës, Kolonja po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nëpërmjet zhvillimit të turizmit, jo vetëm në verë, por edhe gjatë stinës së dimrit.
Rama thekson gjithashtu, se Kolonja magjike, e bekuar nga natyra dhe e zhvilluar prej potencialit njerëzor, ju mirëpret për këto festa fundviti.
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES
dhe me Kolonjën magjike, të bekuar nga natyra dhe të zhvilluar prej potencialit njerëzor, që ju mirëpret për këto festa fundviti, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.