Kryeministri Rama kujton masakrën e Reçakut: Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës

Përmes një reagimi në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka kujtuar masakrën e Reçakut 25 vite më parë, ku forcat serbe vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë.

Kreu i shtetit shprehet se kjo masakër tronditi mbarë botën.

Reagimi:

“25 vite nga Masakra e Reçakut. Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën”, ka shkruar kryeministri Rama në Facebook.

Masakra në Reçak, tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore, duke u mobilizuar për Kosovën.


Shtuar 15.01.2024 14:47