Kryeministri Rama kthehet sot nga SHBA-të, pritet të mbajë konferencë në Rinas

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh të posaçëm pas kthimit nga vizita në Shtetet e Bashkuara.

Përmes një njoftimi për mediat, mbrëmë u bë me dije se Rama do të flasë nga salla e shtypit në Aeroportin “Nënë Tereza”, sapo të mbërrijë në Shqipëri.

Të lidhura

None found

Megjithatë, ende nuk është përcaktuar ora e saktë e mbërritjes së kryeministrit, pasi nisja nga aeroporti JFK i New York-ut mbetet e pakonfirmuar, për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Sipas njoftimit, orari i adresimit të Ramës do të bëhet publik gjatë paradites së sotme.

Mesazhi i kryeministrit vjen pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, në një kohë kur në Tiranë vijojnë protestat kundër qeverisë dhe Rama përballet me kërkesat e protestuesve për dorëheqje.

Kreu i qeverisë pritet të flasë për skandalin në SHISH, ku u arrestua drejtuesja e institucionit, Vlora Hyseni.


Shtuar më 27.09.2026 08:34

sultanbeyli escortJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom