Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki ka udhëtuar për në Kiev ku ka vendosur një kurorë në murin përkujtimor për viktimat e luftës.
Fakti që Moraziecki po viziton Kievin në ditën e përvjetorit, kur shumë parashikuan sulme ruse në Ukrainë, tregon se sa janë afruar Polonia dhe Ukraina gjatë vitit të kaluar, shkruan BBC.
Polonia ka lobuar prej kohësh në vende të tjera perëndimore për të dërguar më shumë armë në Ukrainë, dhe gjithashtu ka pranuar miliona refugjatë ukrainas.
Më parë, Krzysztof Sobolewski, sekretari i përgjithshëm i partisë qeverisëse të Polonisë Ligj dhe Drejtësi, i tha televizionit polak se Morawiecki ndoshta do të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Lartë të Ukrainës sot. /albeu.com