Kryeministri Netanyahu: Izraeli përballet me një “luftë të gjatë dhe të vështirë”

Ndërsa ushtria izraelite dhe militantët e Hamasit nga Gaza vazhdojnë luftimet, kryeministri Benjamin Netanyahu u tha izraelitëve se ata po hyjnë në një “luftë të gjatë dhe të vështirë”.

Në një mesazh gjatë natës, Netanyahu tha se lufta ishte “detyruar pas një sulmi vrasës nga Hamasi” dhe faza e parë do të përfundonte në orët e ardhshme kur shumica e militantëve në territorin izraelit ishin zhdukur, shkruan BBC.

Militantët e Hamasit depërtuan në komunitetet jugore të Izraelit të shtunën dhe që atëherë kanë lënë të vdekur 250 persona.

Izraeli u përgjigj me sulme ajrore në Gaza, ku zyrtarët palestinezë shëndetësorë thanë se më shumë se 230 persona janë vrarë.

Qeveria izraelite tha gjithashtu se do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike, karburant dhe mallra për Gazën.

Izraeli ka bllokuar zonën, së bashku me Egjiptin, që nga viti 2007, duke përmendur sigurinë e saj si arsye.


Shtuar 8.10.2023 07:46

Tags: ,